Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ditë më parë paralajmëroi njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga një shtet, i cili vjen nga kontinenti i Afrikës.
Pacolli nuk i përmendi emrin e këtij shteti, por tha se për këtë gjë e ka njoftuar kryeministrin e Albin Kurti, duke thënë se presidenti i shtetit në fjalë kanë shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.
Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Whatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës.
Mbrëmë Pacolli tha se delegacioni i një shteti afrikan, i cili do të diskutojë rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës, pritet që të vij sot për vizitë në vendin tonë.
Telegrafi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në lidhur me këto deklarata të kreut të AKR-së, dhe të njëjtin kanë deklaruar se nuk japin informacione për këtë temë.
“Nuk japim informacione lidhur me këtë temë. As në rastin konkret, e as në raste të ngjashme, ku rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund të cenojë proceset e tilla të brishta”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së transmeton rtvokarina.