Berisha rendit arsyet pse duhet të protestohet në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur”

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur katër arsyet se ose duhet të protestohet sot në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur” dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Berisha, ka thënë se duhet të protestohet kundër Vuçiqit, pasi ai nuk ka kërkuar falje për krimet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve.

Tutje, ish-lideri i PD-së ka deklaruar se Rama është bërë kukul e Vuçiqit.

Këto janë arsyet që Sali Berisha i ka thënë për protestën e 20 nëntorit:

  1. Vuçiq është ministër i Millosheviqit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij!
  2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet!
  3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
  4. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.