Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:00, i dyshuari 30-vjeçar me inicialet E. G, pasi ishte përfshire në aksident trafiku, ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe më është ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren. Gjatë kontrollit bëhet e ditur se i është gjetur ne brez një thikë luftarake me gjatësi 11cm.
I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë ne Prizren, ku pas matjes me alkootest ka rezultuar qe përmban 1.15 promil.
Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, me udhëzimin e të cilit u iniciua rasti.