Proteston Sindikata e Re e KEK-ut, kërkon rrogën e 13-të për punëtorët

 

Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të protestojnë sot me fillim nga ora 11:00.

Protesta do të mbahet përpara Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.

Sindikata ka njoftuar se protesta po bëhet për 5 arsye:

Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të pët punëtorët e KEK-ut.

Sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani.

Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sektoriale.

Sigurimi i paisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike.

Edhe një herë kërkojmë që të paguhën kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Vendimi për të protestuar ishte marrë para një jave, më 13 dhjetor, nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përseritur edhe më parë.