Katër persona vdiqën nga stuhia më e fortë që goditi sivjet Filipinët, sipas raporteve të mediave lokale.
Tajfuni shkaktoi dëme të mëdha nëpër arkipelag, duke shkulur pemët, rrëzuar linjat e energjisë elektrike dhe duke përmbytur fshatrat derisa zyrtarët në Filipine po përpiqen të vlerësojnë dëmet.
Në mesin e katër viktimave ishte edhe një grua e 64 vjeçare e cila u shtyp kur një pemë ra në shtëpinë e saj në qytetin e San Carlos.
Guvernatori i kësaj province ka thënë se tajfuni kishte shkatërruar qendrën e urgjencës në një spital lokal.
Rojet bregdetare dhe policia po përpiqen të shpëtojnë njerëzit një lagje në zemër të qytetit, pas rritjes së nivelit të ujit nga lumi pranë.
Ky është tajfuni i 15-të që godet vendin këtë vit. Shifrat zyrtare tregojnë se rreth 100,000 njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre.