Ambasada Amerikane në Prishtinë për luftën e përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore

 

Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore është një prioritet global që kërkon veprim global.

Kështu u tha në takimin mes ekipit politik dhe ekonomik të ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe përfaqësuesve të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky ekip i ambasadës amerikane ka shkuar në ministri për të shkëmbyer Planin Kombëtar të Veprimit të presidentit Joe Biden dhe për të diskutuar se si Kosova mund të bashkëpunojë me SHBA-në për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore përmes parandalimit, mbrojtjes dhe ndjekjes penale.