Armsndo Broja po kalon një sezon fantastik me skuadrën e tij Southampton.
Mbrëmë Southamptoni i Brojës barazoi 2-2 si musafit i Crystal Palacit në muadër të xhiros së 17-të.
Golin e parë e realizuan vendasit me Wilfried Zaha në minutën 2′, por musafirët barazuan në minutën 32′ me golin e Ward-Prowse.
Katër minuta më vonë reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja realizoi një gol të bukur nga jashtë zone dhe kështu e dërgoi në pushimin mes dy pjesëve skuadrën e tij në avsntazh 2-1.
Në minutën 65′ Jordan Ayew shënoi për 2-2 dhe më nuk kishte gola në këtë sfidë.
Në këtë ndeshje 20-vjeçari Broja luajti 70 minuta teksa u zevendesua nga Long.
Në fund të ndeshjes skuadra e Southampton e shpalli Brojën si lojtarin e ndeshjes.
Në këtë edicion Armando Broja ka zhvilluar 13 ndeshje në Premier League dhe ka arritur të shënojë 4 gola.
Pas këtij barazimi, Southampton gjendet e e 15-ta në tabelë me 17 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje.
Në ndeshjen e radhës Southampton do pres në shtëpi Brentfordin të shtunen nga ora 16:00.
\RTV-Okarina\