Policia gjermane asgjëson kokainë me vlerë rreth 270 milionë euro

Policia në rajonin e Bavarisë në Gjermani njoftoi se ka shkatërruar rreth 1.5 ton kokainë, vlera e së cilës në rrugë shkon rreth 270 milionë euro (304 milionë dollarë), që njëherësh është operacioni më i madh i tillë deri më tani.

Zyra e policisë kriminale të Bavarisë tha se droga u dogj të martën nën siguri të rreptë në një objekt në një lokacion të panjohur në jug të shtetit.

Djegia, të cilën policia e quajti “Operacioni Snow Melt”, asgjësoi kokainën e sekuestruar në hetime të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Në një nga këto raste, rreth 200 kilogramë drogë u gjetën nga punonjësit në 10 supermarkete bavareze në shtator 2017. Ato ishin fshehur në arka me banane.//AA.raporton rtvokarina