Dy persona të maskuar, kanë rrahur dhe më pas i kanë grabitur veturën e markës BMW, rojës së një auto-servisi në Çagllavicë të Graçanicës.
Kështu njofton Policia e Kosovës e cila në raportin 24 orësh, thotë se pronari i një auto-servisi ta ketë lajmëruar rastin duke thënë se derisa punëtori i sigurimit ka qenë në punë pasditen e djeshme, dy persona të panjohur e të maskuar i kanë grabitur çelësat e veturës të tipit BMW dhe janë larguar nga objekti.
Në raportin policor thuhet se pas lëndimeve të pësuara, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësiti përkatës policor ka gjetur veturën e braktisur, por jo edhe të dyshuarit të cilët gjenden në arrati.transmeton rtvokarina