Një burrë nga Malisheva ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i shtëpisë së shokut të tij, ku ishte duke kryer punime.
Policia njofton përmes raportit se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK dhe pas tretmanit është liruar.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.