Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit e kanë nisur një aksion në Karaçevë ku janë rrënuar disa objekte të kazinove ilegale.
Po ashtu lidhur me rastin janë arrestuar edhe disa persona.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Ka të arrestuar, për momentin nuk e di se sa. Ne ende jemi në vend të ngjarjes, ku edhe janë rrënuar objektet e rindërtuara”.
Hashani bëri të ditur se aksioni është duke u zhvilluar.
Aksioni është në progres dhe shumë shpejt do të dalim me informata më të zgjeruara”.
\RTV-Okarina\