Pas Serbisë e SHBA-së, Valdet Sadiku emërohet ambasador në Slloveni

 

Valdet Sadiku është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni.

Ai ia ka dorëzuar sot letrat kredenciale presidentit të këtij shteti Borut Pahor i cili edhe ka bërë një postim në Twitter.

“Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku, ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në cicërimën e tij.

Valdet Sadiku ka shërbyer për një periudhë kohore si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA, pas dorëheqjes të Vlora Çitakut nga posti i ambasadores atje.

Ai ka qenë për një kohë të gjatë në krye të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

 

\RTV-Okarina\