Ministrat e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë të hënë kanë qenë mysafirë të homologes britanike Liz Truss.
Sipas njoftimit të zyrës së Truss, njoftohet se Britania e Madhe është e përkushtuar të mbrojë dhe të promovojë lirinë dhe demokracinë në rajon.
Ky takim vjen në kohën kur tensionet janë të larta në perëndim të Ballkanit dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë që të mbrojë “paqen e fituar me mund”, citohet të ketë thënë shefja e diplomacisë britanike.
Në kuadër të takimit ishin prezentë edhe emisarët special të deleguar për Ballkanin e sidomos për dialogun Kosovë-Serbi, të deleguara nga fuqitë përkatëse si Miroslav Lajçak i Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, dhe Stuart Peach i Mbretërisë së Bashkuar.
Edhe nga takimi i shtatë vendve më të fuqishme në botë që u mbajt më 11 dhe 12 dhjetor në Liverpol, doli deklarata e përbashkët.
Në njërën prej pikave kryesore, SHBA, Britania,Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja e Japonia i bëjnë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve dhe të përparojnë në këtë proces pa shtyrje të mëtutjeshme.
\RTV-Okarina\