Opozita në Mal të Zi tërhiqet nga iniciativa për rrëzim të qeverisë

 

Sot është planifikuar në Mal të Zi, të mbahet seanca plenare ku do të shqyrtohej nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mirëpo, opozita në Mal të Zi ka njoftuar se është tërhequr nga iniciativa për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Ura”, Dritan Abazoviq, ka thënë se për të dalë nga kriza politike sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses.

 

\RTV-Okarina\