Asnjë pacient me COVID-19 nuk është i shtrirë në QKUK

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se bazuar në raportimet klinikave të Qendrës Klinike Universitare, asnjë pacient me COVID-19 pozitiv nuk është duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq në spitalet e përgjithshme ka katër pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas SHSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post COVID-19, kurse në spitalet e përgjithshme janë 6 pacientë.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno-terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

– Klinika Infektive, 4 pacientë me post COVID-19

– Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë me post COVID-19

– Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

– Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

– Spitali i Prizrenit, 1 pacient

– Spitali i Pejës, 2 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

 

\RTV-Okarina\