Drenica e përmbyllë stinorin vjeshtor me fitore shumë të rëndësishme kundër Feronikelit që vazhdon të thellohet në krizë.
Drenica që nga minuta e parë luajti më mirë duke dominuar në çdo aspekt.
Golin e parë për kuqezinjët e realizoi Kreshnik Uka në minutën 21′ duke arritur kështu në kuotën e 10 golave.
Drenica kishte dhe disa raste të tjera në pjesën e parë që nuk arriti t’i shndërrojë në gol, kurse për Feronikelin vlen të përmendet goli i anuluar i Prokshit nga VAR-i për pozitë jashtë loje dhe për një travers të goditur nga Azem Bejta.
Në minutën 51′ Fatlum Gashi dyfishoi epërsinë dhe kështu e bëri më të thjeshtë ndeshjen për skuadrën e trajnerit Tahir Lushtaku.
Drenica realizoi dhe golin e tretë me Kreshnik Ukën, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje të Zabergjes.
Drenica shkon në pushimin dimrorë me 23 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli ka mbledhur vetëm 11 pikë në 18 ndeshje.
\RTV-Okarina\