Rigon Baruti përfaqëson Kosovën në Itali, ndeshet për titullin kampion bote

 

Karateisti mitrovicas, Rigon Baruti, ka udhëtuar për në Venecia të Italisë, për ta luajtur meçin më të rëndësishëm deri tash.

Ai për momentin radhitet i 5-ti në ranglisten botërore.

Gjatë ditës do të ketë meçe të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Botëror të Fëmijëve që po mbahet në Itali.

Duhet theksuar se Kosovën e përfaqëson vetëm Rigon Baruti nga Mitrovica.

Pjesë e delegacionit janë edhe përfaqësues nga Federata Karatesë së Kosovës, si sekretari Nazmi Gashi.

 

\RTV-Okarina\