Në mbledhjen e mbajtur të KQZ-së sot është vendosur se fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahet nga 3 deri më 12 shkurt.
Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur se të gjitha procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë caktuar për 14 shkurt, do të nisin nga nesër.
Lidhur me këtë fushata zgjedhore zyrtarisht nis më 3 dhe përfundon më 12 shkurt, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. /RTV-OKARINA