Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për “Shërbim Vetëmohues” për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. rtvokarina.