Champions League mbrëmë ka përfunduar dhe ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, përveç duelit Atalanta – Villareal që do të zhvillohet sonte nga ora 19:00.
Në grupin E, Bayerni veç e kishte siguruar kualifikimin, por kjo nuk i bëri ata të mëshirshëm për të lejuar Barcelonën të kalonte në fazën tjetër.
Bayerni fitoi pastër 3-0 dhe kështu katalanasit eliminohen në fazën e grupeve pas 21 vjetësh dhe garat do i vazhdojnë në Europa League.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Benfica fitoi 2-0 kundër Dynamo Kyiv dhe siguroi kualifikimin tutje.
Në grupin F, Manchester United barazoi me Young Boys, kurse ndeshja Atalanta – Villareal nuk u zhvillua shkaku i borës së madhe në Bergamo dhe kjo lojë do të luhet sonte nga ora 19:00 dhe do përcaktojë se cila skuadër do i bashkohet 15 skuadrave tjera të kualifikuara.
Në grupin G kualifikimin e siguruan Lille dhe Salzburg që fituan sfidat e fundit kundër Wolfsburgut, respektivisht Sevillës.
Në fillim të këtij edicioni protej që Sevilla do kualifikohej pa problem nga ky grup, por ata nuk arritën dhe tani do vazhdojnë garat në Europa League, që në këtë kompeticion kanë korrur dhe suksese.
Në Grupin H, Juventus kualifikohet si e para e grupit pas fitores minimale kundër suedezëve të Malmos, kurse Chelsea nuk arriti më shumë se një barazim kundër Zenitit,
Rezultatet:
\RTV-Okarina\