Në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit një thirrje vjen nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe ndërkaq u bën thirrje vendeve që t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin.
‘Korrupsioni minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare’, shkruhet në postimin e Ambasadës.
Postimi i plotë:
“Korrupsioni minon sundimin e ligjit & zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Në Ditën Ndrk. Kundër Korrupsionit konfirmojmë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar & u bëjmë thirrje vendeve që t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin”.
Më herët, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se po ndërmerren veprime shtesë ndaj korrupsionit, financimit të paligjshëm, si dhe për forcimin e kapaciteteve për të ekspozuar aktet korruptive.
Kim e krahasoi korrupsionin me kancerin dhe tha se të gjithë të korruptuarit do të jenë përgjegjës për veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin.
“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të shpallur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive”, shkroi Kim.
Nga ana tjetër, deklarata e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë nënvizon se “Ata që abuzojnë me pozitat e pushtetit për përfitime private vjedhin jo vetëm pasurinë materiale, por dinjitetin dhe mirëqenien njerëzore”.
\RTV-Okarina\