Policia arreston një shtetas serb për krime lufte kundër popullsisë civile

 

Policia e Kosovës dje me urdhër të gjykatës ka arrestuar një shtetas serb në pikën kufitare në Jarinje, i dyshuar për krime lufte.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai dyshohet për veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

\RTV-Okarina\