Kurti: Shumë i mërseardhur vendimi i SHBA-ve për Veselinoviqin, nuk përmend Radojçiqin

Kryeministri i Kosovës albin Kurti ka reaguar lidhur me vendimin e SHBA-ve për sanksionimin e serbëve të veriut Zvonko Veselinovic, por që nuk e ka përmendur fare Radojçiqin e për të cilin ngjalli reagime të shumta një deklarimi i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Kurti ka thënë se është shumë i mirëseardhur vendimi i SHBA-ve për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviqit, shkruan rtvokarina.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi i sotëm vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës që ishin ndërmarrë javë më parë në Komunën Veriore të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

“Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.

Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë.

Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti./rtvokarina/