Një sherr me grushte ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlametin e Turqisë.
Mediat lokale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.
Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as sigurimi nuk mundën të ndanin deputetët.
Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen, transmeton Alsat-mk. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqëndrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi.https:/rtvokarina/