Liverpooli e dërgon Milanin në shtëpi, Athletico Madridi shkon tutje nga Grupi B

Skuadra e Liverpoolit e ka shënuar edhe fitoren e gjashtë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

‘The Reds’ e kanë mposhtur Milanin me rezultat 2-1 për herë të dytë në Grupin B dhe e kanë eliminuar nga gara më prestigjioze për klube në Evropë.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’, golat për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp i realizuan Mohamed Salah (36’) dhe Divock Origi (55’), kurse golin e vetëm për ‘Rosonerët’ e shënoi Fikayo Tomori (29’).

Pas kësaj humbje Milani është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nga pjesëmarrja edhe në Ligën e Evropës, pasi ka përfunduar e fundit në Grupin B me vetëm 4 pikë.

Liverpooli e ka mbyllur grupin në vendin e parë me 18 pikë të arkëtuara, kurse nga ky grup në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ka kaluar edhe Athletico Madridi që ka mposhtur Porton me rezultat 3-1 dhe ka përfunduar i dyti me 7 pikë.

Ndërkohë Porto pavarësisht disfatës nga Athletico Madridi ka përfunduar e treta dhe kësisoj garat do ti vazhdoj në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës./rtvokarina/