Sonte do të zhvillohen 8 ndeshje, teksa në orën 18:45 do të luajë PSG-Klab Bryzh, me parizienët e kualifikuar për në raundin tjetër dhe Lajpcig-Mançester Siti, gjithashtu me “The Citizens” të kualifikuar për fazën e ardhshme.
Në orën 21:00 do të luhen 6 ndeshje ku padiskutim vëmendja kryesore do të zhvendoset në stadiumin “San Siro” ku luhet Milan-Liverpul, me anglezët e kualifikuar, por kuqezinjtë e Piolit synojnë triumfin e sotëm dhe një ndalesë të Portos ndaj Atletikos që të kualifikohen për raundin me eliminim direkt.
Real Madrid-Inter është takimi ku luhet për prestigj dhe për vendin e parë të grupit. Ndeshjet e tjera janë: Ajaks-Sporting Lisbon, Shaktar Donjetsk-Sherif Tiraspol dhe Dortmund-Beshiktash.
SFIDAT INTERESANTE TË MBRËMJES SË SOTME NË CHAMPIONS
Renditja e Grupit B ku Milani bën pjesë në Champions është: Liverpuli i pari me 15 pikë dhe tashmë i kualifikuar, Porto në vendin e dytë me 5, teksa Milani dhe Atletiko kanë nga 4 pikë.
Çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë për të marrë vendin e dytë?
MËNYRAT – Në këtë rast do të vazhdonim të shikonim diferencën më të mirë të golave të përgjithshëm midis dy skuadrave: Milan aktualisht në -2, Atletiko në -3. Pra, Djalli me një gol avantazh që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm. Nëse edhe diferenca e golave do të ishte e barabartë, atëherë do të varet nga golat e shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit: Milani përpara me 5 gola të shënuar, Atletiko me 4.
Nëse edhe ky kriter do të ishte i barabartë, do të ishte e nevojshme të shiheshin golat e shënuar në transfertë në të gjithë grupin: Milan ka 3, Atletiko në 2, me kuqezinjtë përsëri në avantazh.
Në rast të një barazimi të mëtejshëm, do të duhej të shiheshin fitoret jashtë në të gjithë grupin dhe këtu “Los Colchoneros” do të ishin përpara: aktualisht 1 me 1, por me fitoren ndaj Portos, në Portugali, ekipi i Simeones do t’i kalonte kuqezinjtë në këtë kriter.rtvokarina/