Xhiro e fundit e Ligës së Kampionëve

 

Sonte zhvillohet xhiro e fundit e Ligës së Kampionëve për grupet A, B, C dhe D.

Në grupin A tashmë janë kualifikuar Manchester City dhe PSG, të cilat do të përballen me Leipzigun, respektivisht Club Brugge, të cilat do të luftojnë për kualifikimin në Europa League.

Në grupin B, Liverpool e ka siguruar kualifikimin dhe sonte udhëton në “San Siro” thjeshtë për të zhvilluar ndeshjen, kurse Milan e ka mundësinë e fundit për të marrë vendin e dytë në këtë grup.
Milanos i nevojitet vetëm fitorja, kurse një lajm i mirë për “Rossonerët” është se trajneri i Liverpool ka paralajmëruar se do të bëjë rotacion në këtë sfidë.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Portos dhe Atletico Madridit pritet të jetë ndeshje shumë interesante.

Aktualisht Porto ndodhet e dyta në këtë grup dhe në rast fitoreje siguron kualifikimin në fazën tjetër.
Edhe Atletico ka gjasa për kualifikim, por duhet që vet të mposhtin Porton, kurse Milan të mos fitoj.

Në grupin C gjithçka është caktuar në xhiron e kaluar dhe këto ndeshje do të luhen pa presionin e pikëve.

Dy skuadrat e kualifikuara në fazën tjetër, Ajax dhe Sporting do të përballen në “Johan Cruijff ArenA” në një ndeshje që pritet të ketë shumë gola.

Në ndeshjen tjetër, Dortmund nuk arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Champions League, por garat pas ndeshjes kundër Besiktas do të luajë në Europa Ligë.

Edhe në grupin D gjërat janë caktuar në xhiron e kaluar.

Dy të kualifikuarat e këtij grupi, Real Madrid – Inter do të përballen sonte, kurse në sfidën tjetër Sheriffi udhëton në Ukrainë te Shakhtari për të mbyllur pjesëmarrjen në Champions League dhe për të vazhduar në Europa League.

Orari i ndeshjeve të sontme:

 

 

\RTV-Okarina\