Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës.
Në një seancë ceremoniale në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, para të pranishmëve, ai ka dhënë betimin për kryeqytetin, për qeverisje të denjë lokale.
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike zyrtarisht nga KQZ u shpall fitues i zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit, ku ishte në garë balotazhi me Arben Vitinë e Vetëvendosjes.
Nga rezultati zyrtar, Përparim Rama ka marrë 50.98 për qind të votave në kryeqytet, ndërsa Arben Vitia arriti t’i marrë vetëm 49.02 për qind.
\RTV-Okarina\