Dhjetra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook, duke akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre.
Ata po kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e Facebook promovojnë dhunën kundër pakicës së persekutuar.
Facebook, tashmë i quajtur Meta, nuk iu përgjigj menjëherë akuzave.
Kompania akuzohet se ka lejuar që “përhapja e dezinformatave të urryera dhe të rrezikshme të vazhdojë për vite me radhë”, shkruan BBC.
Kompania nuk arriti të hiqte postimet ose të fshinte llogaritë që nxisin dhunën kundër Rohingya-ve.
Në SHBA, avokatët ngritën një ankesë ligjore kundër Facebook në San Francisko, duke e akuzuar atë se ishte “i gatshëm të tregtonte jetën e popullit Rohingya për një depërtim më të mirë në treg në një vend të vogël në Azinë Juglindore”.
\RTV-Okarina\