E konfirmon edhe KEK-u, kjo është arsyeja pse kanë rënë të gjitha blloqet e termocentralit ‘Kosova A’

Korporata Energjetike e Kosovës e ka konfirmuar se sot kanë rënë dy blloqet e vetme që janë në prodhim të energjisë elektrike në Termocentralin ‘Kosova

dhe se aktualisht prodhimi vendor i energjisë elektrike nga KEK-u është vetëm 520 megavat në orë energji elektrike. Derisa kjo është konfirmuar edhe nga zyra për informim e KEK-ut.

Skënder Buçolli nga KEK-u ka treguar edhe arsyet e rënies së dy blloqeve të termocentralit Kosova A.

Buçolli ka thënë se arsye për rënien e prodhimit të energjisë elektrike në këto dy blloqe janë problemet e shkaktuara në rrjetë sipas tij nga faktorë të jashtëm.

“KEK aktualisht ka në prodhim dy njësi të TC-B-së, (me kapacitet prej 520 MË/h energji elektrike), ndërkohë që si pasojë problemeve të shkaktuara në rrjetë nga faktorë jashtë KEK-ut, sot dy njësi të TC-A-së (me kapacitet prej 220 MË/h energji elektrike)  janë jashtë operimit. Në këtë situate ekipet e ekspertëve të KEK-ut janë duke dhënë maksimumin që edhe këto dy njësi të rikthehen në prodhim në kohë optimale”, ka thënë ai.

E sipas të njëjtit, ani pse janë paraqitur këto probleme, KEK-u ka tejkaluar për 3% planin e prodhimit të energjisë elektrike për këtë vit.

“Për më tepër, në këtë periudhë 11 mujore konform bilancit vjetor të energjisë elektrike ka qenë e planifikuar të prodhohen 5,152,760 MË/h, ndërsa prodhimi I energjisë elektrike përgjatë periudhës së njëjtë është realizuar 5,323,431 MË/h. Pra, KEK për periudhën 11 mujore ka tejkaluar planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike për 170,671 MË/h, apo thënë në përqindje, KEK ka tejkaluar planin e prodhimit mbi 3%”, ka shtuar Buçolli.

E që prodhimi që vjen nga KEK-u gjatë ditës ka qenë vetëm 500 megavat në orë e kanë konfirmuar edhe nga KEDS./retvokarina/