Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit Bob Dole.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Dole ishte një patriot i madh amerikan.
“Bob Dole, një patriot i madh amerikan dhe udhëheqës vetëmohues. Ai do t’i mungojë Amerikës në vitet në vijim”, shprehet Clark, i cili kishte udhëhequr bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë.
Ndryshe, Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare. rtvokarina.