Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Java fillon me rënie temperaturash, shi dhe borë. Të mërkurën kthjellime e shumë ftohtë.  Nga e premta sërish reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

5.12.2021 – Stabilizimi i motit në këtë fundjavë nuk do të zgjasë.  Qysh orëve të mbrëmjes, sot ditën e diel, reshjet fillojnë të shtrihen në perëndim të vendit, e të hënën edhe duke përfshi tërë vendin.  Herë herë reshjet e shiut do të jenë më intenzive.  Në vise malore priten edhe reshje bore, e me rënie të temperaturave të hënën vonë gjatë natës, edhe shndërrohen apo përzien me borë.

Ditën e martë ftohtë, me erë e reshje bore kohëpaskohe.  Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore.  Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime.  Nga e enjta mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.

Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish shjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë.  Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

 

6.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu.  Herë herë reshjet do jenë të intenzitet mesatarë.  Në vise malore me borë.  Gjatë mbrëmjes më ftohtë, vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë.  Kohëpaskohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes.  Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes.  Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten.  Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.rtvokarina.