Një 70-vjeçare ka vdekur pasi që e njëjta u godit nga një veturë në fshatin Zhabarë të Mitrovicës.
Lajmin për “rtvokarina” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha ai.
Zahiti tha se është arrestuar ngasesi i veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme. /rtvokarina.