Deputeti Bekim Haxhiu ka dorëzuar amendamentet për implementim të Ligjit të Pagave

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, sot ka dorëzuar 9 amendamente për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2022, shkruan rtvokarina

Haxhiu ka plasuar  në rrjetin social “Facebook” ka shpejguar specifikisht se për cilat amanadamente bëhet fjalë.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Në zyrën për parshtresa në Kuvendin e Kosovës kam protokoluar 9 amendamente për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2022:

Amandamenti 1: është për sigurim të buxhetit 71 milionë euro për implementimin e Ligjit të Pagave nga data 01.06.2022.

Amendamenti 2: është për projektin e Ndërtimit të Spitalit të Prishtinës, premtim eletoral i të gjitha subjekteve politike por që nuk është pjesë e Buxhetit 2022.

Amendamenti 3: është projekti për Stadiumin Nacional të Futbollit që ka qenë pjesë e projektbuxhetit 2020 dhe 2021 por që është larguar nga Qeveria Kurti.

Amendamenti 4: është projekti i Ndërtimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.

Amendamenti 5: projekti i Renovimit të Stadiumit “Adem Jashari” Mitrovicë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.

Amendamenti 6: është Ngritja e shtatores për Dëshmorin e Kombit, Agim Rrahim Ramadani, në Mitrovicë.

Amendamenti 7: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Amendamenti 8: është për projektin Zgjerimi i rrugës KOMORAN-DRENAS-SKENDERAJ.

Amendamenti 9: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale M9 Prishtinë-Pejë.

Qeveria për këto projekte të propozuar amandamentet 7,8 dhe 9 e ka  shkurtuar buxhetin për vitin 2022 dhe i ka prolonguar deri në vitin 2024, andaj kam propozuar që të rikthehet buxheti për investime në projekte dhe ato të përfundojnë në vitin 2022.rtvokarina.