Vaksinat e prodhuesit Pfizer dhe Moderna japin rezultatet më të mira nëse merren si doza shtesë, përforcuese, ka treguar një hulumtim në Britaninë e Madhe, në të cilin janë testuar shtatë vaksina të ndryshme.
Ky është testi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që po përpiqet t’i përgjigjet pyetjes se sa mirë funksionojnë dozat përforcuese, raporton bbc.
Britania kishte vendosur më parë t’i vaksinojë qytetarët me dozën e tretë të vaksinave të kompanive Pfizer dhe Moderna dhe rezultatet duket se e justifikojnë këtë vendim.
Të shtatë vaksinat e testuara ngritën imunitetin ndaj COVID-19 në një farë mase.
Studiuesit thonë se ka shenja premtuese se doza e tretë mbron nga sëmundjet dhe vdekjet në rast të infektimit me variantin Omicron.
Rezultatet e këtij hulumtimi besohet se kanë bërë që Mbretëria e Bashkuar të porosit 114 milionë doza shtesë të vaksinave Pfizer dhe Moderna.
Në fillim të kësaj jave, drejtuesi i Pfizer tha se doza përforcuese kundër COVID-19 duhet të jepen çdo vit. /rtvokarina/