Epidemiologu gjerman: Omicron është një dhuratë e vërtetë, fundi i pandemisë në horizont

Mjekët në Afrikën e Jugut kanë raportuar se lloji i ri i omicron shkakton simptoma të lehta, të tilla si dhimbje koke dhe lodhje, dhe deri me tani nuk ka derguar në ndonjë shtrim në spital ose vdekje.

Eksperti gjerman i shëndetësisë, Profesor Karl Lauterbach, një epidemiolog klinik dhe kandidat për ministër të ardhshëm gjerman të shëndetësisë, tha se ky raport i hershëm do të thotë se omicron mund të jetë një ‘dhuratë e vërtetë e Krishtlindjeve’ që madje mund të përshpejtojë fundin e pandemisë.

Ai sugjeroi se një numër i madh mutacionesh, mund të nënkuptojnë se infeksioni do të jetë më pak vdekjeprurës, në përputhje me menyrën se si zhvillohen shumica e viruseve tjera të frymarrjes.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se nuk ka gjasa që koronavirusi të çrrënjoset ndonjëherë, por do të kthehet në një virus më të butë të ngjashëm me të ftohtin e zakonshëm, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, ekpertët paralajmërojnë se atyre u duhen të paktën dy javë për të përcaktuar se çfarë efekti do të ketë omicron, dhe kaq shumë nevojitet për të konfirmuar nëse ky lloj i mutuar është me të vërtetë shumë më ngjitës se delta, apo nëse është rezistent ndaj vaksinave.

Varianti i ri i koronavirusit është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Mjekët thanë se simptomat midis pacientëve ishin të lehta dhe përfshinin lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë të thatë. Megjithatë, rastet e para të omicronit janë gjetur deri më tani tek të rinjtë.

Në Gjermani situata është më serioze.

“Nëse shkakton sëmundje më pak serioze, ndoshta është për shkak të imunitetit të mëparshëm nga infeksioni ose vaksinimi,” tha ai.

Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i SHBA-së, tha se do të “duhen rreth dy javë të tjera” derisa ekspertët të marrin një recetë të saktë mbi variantin e ri të koronavirusit./rtvokarina/