Fshisa është bërë hit te qeveria Kurti

Albulena Haxhiu shkarkon drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

Kqetë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Florent Gashi, duke thënë se vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë.

“Vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë, ata i kanë arsyet në vendim”, tha Gashi.

Ky vendim i marrë gjatë ditës së sotme, është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në këtë vendim është treguar se pse është shkarkuar Iberdemaj.

Ai është shkarkuar për arsye se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M., nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për daljen dhe përcjelljen e personave të burgosur.