Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë shënuar 333 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 16 persona që ishin të prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 376 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,669 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 216,328, kurse i të vdekurve është 7,609 persona.