16 raste të reja me coronavirus në 24 orë

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811.

Në total numri i rasteve aktive është 320.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.

Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

\RTV-Okarina\