Kllokoqi me letër Kurtit, Muratit dhe Latifit: Kur na u dasht neve ndihma juaj, na harruat

 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ka shkruar një letër të hapur për Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.

Ai u kërkoi atyre që të jua lejojnë punën konform rregullave që po aplikohen edhe në shtetet fqinje, ose t’i mbështetin në obligimet e qirasë, punëtorëve dhe të ndajnë një pjesë të fitimit të vitit 2019 për pronarët e këtyre bizneseve.

“Klubet e natës dhe sallat e dasmave janë ministria e 16të e Kosovës duke marrë parasysh se diaspora qëllimin kreysor gjatë vizitës në Kosovë e ka argëtimin pas një pune të lodhshme që bën në vendet ku veprojnë gjatë tërë vitit. Miliona euro tatime derdhen direkt e indirekt si zingjir në arkën e shtetit nga gastronomia, dhe kur na u deshtë neve ndihma juaj, na HARRUAT!

20 klube të natës dhe 200 salla dasmash në total për 19 muaj po mbahen të bllokuara, duke e pasë të ndaluar veprimtarinë e tyre, e aq më tepër duke marrë parasysh se situata me pandemi në 2 muajt e fundit ka qenë shumë stabile ( mesatarisht 20 raste pozitive në ditë).” shkroi Kllokoqi në një postim në Facebook.

Tutje ai u shpreh se afro 3 mijë punëtorë apo 15 mijë qytetarë të këtij vendi po përballemi me krizë të madhe ekonomike, siç tha përshkak të vendimeve jo adekuate konform situatës pandemike .

“Ju duhet të keni parasysh se edhe ne jemi të gjallë, frymojmë dhe kemi të drejtë ta sigurojmë egzistencën tonë, andaj MOS NA e MOHONI. Gjatë kësaj kohe keni bërë shkelje të së drejtës themelore njerëzore MOHIMI I TË DREJTËS PËR PUNË, njëkohësisht pa na subvencionuar dhe duke e përkrahë heshturazi bankrotimin dhe mbylljen definitive të këtyre bizneseve.

Këto veprime janë duke shkatërruar atë që me mund e kemi ndërtu ndër vite. Qytetarët tanë tash po frekuentojnë klubet e natës dhe sallat e darsmave në Maqedoni që janë një orë larg nga Prishtina, apo në Shqipëri dy orë e tridhjetë minuta. Rrjedhimisht Kosova po e humbë primatin e vendit me jetën më të mirë të natës në rajon, duke i anashkaluar komplet nga jeta ekonomike këtë nënsektor të rëndësishëm, si pasojë e masave diskriminuese që po aplikohen.”

I pari i gastronomëve tha se jemi me shkallën më të lartë të vaksinimit dhe stabilitetin më të lartë epidemilogjik për më shumë se dy muaj e gjysmë dhe sipas tij institucionet as që janë lodhë që t’i rivlersojnë masat.

 

\RTV-Okarina\