Ka vdekur ish-komandanti i forcave paqësore në Kosovës Klaus Reinhardt.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schwarz.
Gërvalla tha se Reinhardt kishte rol të madh në kthimin e jetës normale në Kosovë.
Ajo theksoi se komandanti i parë i KFOR-it ishte në vendimtar në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile.
“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”.
“Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile”.
Klaus Reinhardt e kishte marrë detyrën nga Michael Jackson, i cili kishte komanduar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt.
Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid.
Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile.
Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të paëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.
I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona.
Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
\RTV-Okarina\