Pamjet të rënda janë publikuar në mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një rast ku i vdekur mbeti një 61 vjeçari i cili u vra nga një polic.
Policia në një njoftim tha se një zyrtar policor në Tucson do të përjashtohet, pasi në pamje ai shihet duke qëlluar me armë një burrë që po lëvizte me karrocë përderisa po i kërkonte që të ndalej nën dyshimin për vjedhje në shitore.
Pamjet nga kamera në trupin e një polici e tregojnë 61-vjeçarin Richard Lee Richards, duke hyrë në një dyqan përmes karrocës para se polici Ryan Remington e qëllon nëntë herë me pistoletë nga prapa.
Burri që lëvizte me karrocë vdiq pak kohë më pas.
Para se i moshuari të hynte në shitore, një punëtor i dyqanit kishte thënë se 61 vjeçari se ka vjedhur një kuti me vegla, bëri të ditur komandanti lokal i policisë, Chris Magnus.
Kur iu kërkua që ta tregonte faturën, punëtori i tha policisë se Richards nxori një thikë dhe i tha: “Ja fatura jote”.
Pasi i dyshuari doli nga shitorja, polici e ndoqi nëpër parkingun e veturave dhe i kërkoi që të ndalej, raportojnë mediat amerikane.
“Duhet të ndalesh. Ai ka thikë në dorën tjetër”, dëgjohet dikush duke thënë me zë të lartë. Përderisa polici thotë “Mos shko në shitore, zotëri”, edhe kolegia e tij e nxjerr pistoletën.
“Ndalu tani. Duhet të ndalesh” – i thotë policja të dyshuarit, por në atë moment kolegu i saj i fillon të shtënat, sipas pamjeve të siguruara nga kamera në trupin e polices, shkruan USA Today.
\RTV-Okarina\