Rrahu të miturin me aftësi të kufizuara, suspendohet polici në Kaçanik

 

Është suspenduar nga puna një polic në Kaçanik, pasi kishte rrahur një të mitur me aftësi të kufizuara.

Në një njoftim të Policisë thuhet se ndaj Rr. M., zyrtar policor në Kaçanik me kohë është iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, më datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më herët në media ka qarkulluar një video ku shihet një pjesëtar i Policës së Kosovës duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri.

Kjo video u komentua shumë në rrjetet sociale, duke e kritikuar veprimin e policit.

 

\RTV-Okarina\