Pas lajmit se një 24 vjeçar u qëllua për vdekje në poligonin “Katana” në Obiliq, ka reaguar kompania në fjalë.
Sipas stafit të “Katana” rasti s’ka të bëjë me vrasje, por me vetëvrasje të qëllimshme.
“Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave të shumëta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave te përfshirë ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme”, thuhet në reagim. /rtvokarina/