Drenica ka marrë një fitore të paster 3-1 kundër Vllaznisë së Pozharanit.
Ndeshja u dominua nga drenicasit që nga fillimi, por goli erdhi vetëm në minutën 39′, kur shënoi Armend Abazi për 1-0, rezultat me të cilin përfundoi dhe pjesa e parë.
Kuqëzinjët realizuan golin e dytë me sulmuesin më të rrëzikshëm të skuadrës, Kreshnik Uka në minutën 52′.
Për të ia dhënë “vulën” e një mesdite të keqe për musafirët u përkujdes Musa që realizoi autogol dhe duke e çuar rezultatin në 3-0 për Drenicën.
Musafirët realizuan golin e nderit në fund të ndeshjes, por që nuk i shpëtoi nga eliminimi nga kupa.
\RTV-Okarina\