Juventus ka arritur të marrë tre pikë në stadiumin “Stadio Arechi” kundër Salernitanas së Frederic Veselit.
“Bianconerët” fituan me lehtësi me rezultat 2-0 dhe kështu po iu afrohet gradualisht vendit të 4-të.
Juventusi e nisi që në fillim furrishëm duke krijuar disa raste, por kryesisht goditje qëndrore.
Goli i parë erdhi në minutën 21′, ku pas kombinimeve të bukura mes Dybalas e Kulusevskit, argjentinasi realizoi me të majtën dhe kaloi në epërsi skuadrën e tij.
Në minutën 28′ veteranit Chiellini iu anulua një gol nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje dhe me rezultatin minimal shkuan në pushim skuadrat.
Edhe në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” dominoi në çdo aspekt dhe nuk i lejoj as të shpresonin vendasit për ndonjë befasi.
Salernitana nuk kishte asnjë goditje brenda në kornizën e portës në këtë ndeshje, kurse rastin më të mirë për ta e kishte Ranieri që goditi shtyllën.
Golin e sigurisë për Juventusin e shënoi Morata me një prekje të lehtë nga afërsia pas asistimit të Bernardeschit.
Morata fitoi dhe një penallti në kohën shtesë, të cilën Dybala e goditi shumë keq dhe duke e dërguar topin shumë lart portës.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet e 7-ta në tabelë me 24 pikë të grumbulluara, kurse Salernitana ndodhet e fundit me vetëm 8 pikë në 15 ndeshje.
\RTV-Okarina\