Neymar JR ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së ditë së djeshme kundër Saint Etienne, ndeshje të cilën e fituan parisienët 3-1.
Neymar doli nga fusha e lojës me barelë duke qarë pasi lëndoi kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje brutale në të.
Pas ndeshjes superylli 29-vjeçar u pa duke u larguar nga stadiumi me paterica dhe kjo tregon se lëndimi është shumë serioz.
Sipas ekzaminimeve të para, braziliani pritet të mungojë së paku gjashtë javë, mirpo priten dhe ekzaminime të tjera dhe komunikata zyrtare nga skuadra e PSG-së.
Pas ndeshjes sulmuesi reagoi një rrjetin social “Instagram” duke premtuar se do të kthehet më i fortë.
Mbështetje për të kanë dhënë edhe bashkëlojtarët e tij.
Deri më tani Neymar ka zhvilluar 14 ndeshje në këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar tre gola dhe dhuruar tre asiste.
\RTV-Okarina\