Kryeministri Albin Kurti ka thënë që përkundër që sot po mbahet mbledhja e shtatë e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan, për të është hera e parë që po merr pjesë si kryeministër.
“Kjo është mbledhja e shtatë e përbashkët e dy qeverive, por është e para e imja që marr pjesë si kryeministër. Vitin e kaluar, isha kryeministër katër muaj tash janë bërë tetë muaj, pra jam duke përparuar dhe sa herë që vij në Shqipëri, jo veç si kryeministër kam një ndjesi të veçantë e cila nuk përshkruhet lehtë e as nuk shpjegohet kollaj”.
Tutje Kurti tha që Kosova dhe Shqipëria janë dy vende “si një lis me dy degë dhe puna mes dy vendeve duhet bërë si patriotë e të flasim si diplomatë”.
“Të thuash se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi. Të thuash se jemi të lumtur se i kemi dy shtete se kështu jemi më të lumtur të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquhesh si nacionalist ,e të thuash se bashkohemi në BE të thonë diplomatë. Pra, le të flasim si diplomatë, e të punojmë si patriotë”, tha Kurti.
\RTV-Okarina\