Kosova mposhtet nga Polonia, Liridona Syla shënon tjetër gol për “Dardanet”

Mbrëmë kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në stadiumin “Fadil Vokrri” është mposhtur 1-2 nga Polonia në kuadër të kualifikueseve për Botërorin e vitit 2023.
“Dardanet” e nisën shumë mirë ndeshjen dhe shënuan gol që në minutën e pestë falë golit të realizuar me kokë nga Liridona Syla.
Goli i barazimit nuk vonoi shumë teksa në minutën e 18′ realizoi Karolina Gec, kurse polaket i kaloi në epërsi Martyna Wiankowska në minutën 38′.
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe nuk dha shumë emocione, por në minutën e 89′ futbollistja Erleta Memeti humbi një rast përballë portieres kundërshtare dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për musafiret.
Kosova gjendet në pozitën e 4 në grupin F me 4 pikë të grumbulluara në pesë ndeshje të zhvilluara.
Në ndeshjen e radhës kosovaret do të përballen me kombëtaren e Shqipërisë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00.
Në ndeshjet e tjera të këtij grupi u regjistruan këto rezultate:
Shqipëri – Norvegji 0-7
Belgjikë – Armeni 19-0.
\RTV-Okarina\