Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë që bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm.
Mehaj këtë postim e ka bërë në Facebook, pak para mbledhjes së dy qeverive shqiptare që do të mbahet në Elbasan.
“Mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë’.
“Na priftë e mbara dy qeverive, dy ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në. Së bashku më të fortë”, ka shkruar Mehaj.
\RTV-Okarina\